BallinaAktualitetKoronavirusi në Shqipëri/3 viktima dhe rastet e reja te infektimeve në 24...

Koronavirusi në Shqipëri/3 viktima dhe rastet e reja te infektimeve në 24 orët e fundit

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të qëndrojnë të larta. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 982 raste të reja nga 5724 testime të kryera në total.

Fatkeqësisht, 3 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, një 64-vjeçare nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fieri dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati.

Momentalisht janë 10.592 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim 100 pacientë nga të cilët 15 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5724 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 982 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës,  8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh,  7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Shtator 2021)
Raste të reja ditore            982
Të shëruar në 24 orë         475
Të shtruar në spitale         100
Humbje jete në 24 orë          3
Testime ditore                   5724
Testime totale           1,053,104
Raste pozitive               147,369
Raste të shëruara        134,276
Raste Aktive                    10,592
Humbje jete                      2,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,860
Shkodër         1,846
Vlorë                924
Durrës              836
Fier                    745
Lezhë                589
Elbasan             527
Berat                 375
Gjirokastër       302
Korçë                 244
Dibër                 178
Kukës                166

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular