BallinaKryesorePROFIL/Kastriot Dervishi, zëri u fuqishëm i të vërtetave që na ndihmojnë të...

PROFIL/Kastriot Dervishi, zëri u fuqishëm i të vërtetave që na ndihmojnë të çlirohemi nga amnezia

spot_img
spot_img
Albert Vataj
PORTRET I PAAUTORIZUAR
E kam njohur dhe kam punuar me Kastriot Devishin në gazeta “55”, atëherë kur kushtet ishin më të vështira se mundësitë për t’ia dalë, megjithatë fitoi zelli, pasioni, përkushtimi, talenti. Tek ai dhe ne të gjithë, fitoi ngadhënjimi mbi vështirësitë dhe pengimet. U ndamë për të mbetur miq, dhe shihemi sa herë, ai, me punën e tij të palodhur dhe kurajën e një kryengritësi idealesh, ndërton ato ura komunikimi, duke na e bërë të mundur të qartësohemi me befasitë e të vërtetave, me të cilat ai shpërblen interesimin tonë.
Përmes një kolane të bujarshme botimesh, ai ka hedhur dritë errësirave më të thella, duke i dhënë zë zërave të mbytur të së shkuarës.
Ka shkelur me hapa të potershëm nëpër ato korridore që mbyti me heshtje dhe anatemë, kohështrirje e gjatë e kobzezë e komunizmit.
Ka ritreguar histori me ligjërimit e fakteve, duke marrë nën kërcënim atë çfarë i’a kishte dalë të manipulojë vetëdijen tonë.
Orë të pafundme pune e shpalime të pambarimta të kyçura nga pluhuri dhe harresa, kanë marrë trajtë në librat e tij, për tu bërë burim interesimi dhe kthjellimi.
Por e gjithë kjo nuk i ka mjaftuar. Ai, përmes rrjeteve sociale, postimeve të vazhdueshme, kryesisht në Facebook, ka promovuar zërin e një shpirti të lartësuar në besim. Puna dhe përpjekjet e tij janë qëllimmira, me të cilat ai strukturon botëkuptimin dhe përgjegjësinë e një intelektuali, në një të tashme, e cila më shumë se asnjëherë, ka nevojë për të vërtetën, për kjartësinë e kulluar të të parit dhe përcjellurit të fakteve.
Ai ka mirësinë të na zbardhë shumë prej paqartësive, që koha i ka ngurtësuar, dhe e tashmja e domosdosë së zgjimit të një vetëdije reaguese qytetare, kërkon ti bëjë të njohur opinionit.
Ndoshta jo të gjithëve u pëlqen puna dhe publikimet e tij. Mund të kem edhe unë rezervat e mia. Gjithsesi, ai është një kontributor vlerash të pamohueshme. Përpiqet dhe bën më të mirën, e cila mund të mos jetë e tillë për të gjithë, por është konkurruese në një betejë të ashpër ballafaqimi, ku fitojnë faktet.
Ka prej atyre që përpjekjet e tij, nxitojnë t’i kundërshtojnë, jo në një arenë kundërvënieje të fakteve, por përmes sulmeve të mbarsura me inatë dhe pezëm. Kjo duket se nuk e ka ndaluar atë, edhe pse kundërshtia vijon të jetë gjithnjë prezente, duke u përpjekur të mbajë të nështruar harrimit, të vërtetën, që dikend bën fajtor e dikënd përgjegjës.
Kastrioti Dervishi, i favorizuar, jo vetëm nga puna e tij si gazetar dhe një periudhë në Arkivat e Shtetit, ka patur gjithnjë disa kureshti dhe befasi të vërtetash, që ka dëshiruar ti ndajë me të tjerët, me ata, të cilët kanë nevojë për të qartësuar panoramën e së shkuarës. Ai, në këtë marrëdhënie, i beson fakteve dokumentare, atyre fotografike, patjetër dhe një intuite brilante, për të pare përtej asaj që shfaqet, për të lexuar përtej asaj që shkruhet, për të shprehur hapur dhe thjeshtë, atë që ka zgjedhur ai, si mundësi njohjeje dhe mënyrë komunikimi.
Ai e ka bërë dhe vijon ta bëjë këtë luftë, të denoncojë dhe të akuzojë, i bindur se, një shoqëri për të dalë nga apatia, për t’u çliruar nga amnezia kolektive, duhet të mësojë të vërtetën, pas së cilës fshihet kodi i shumë zbërthimit të shumë rebusve.
Ai nuk është historian, në kuptimin akademik të shprehjes, por ka një seri botimesh që sfidojnë historinë e tjetërsuar, atë që po tentojnë ta rishkruajnë ata që e shkarravitën një herë për llogari të një regjimi denigues. A ka përgjegjësinë qytetare dhe integritetin intelektual, për të ruajtur me fanatizëm korrektësinë e komunikimit dhe marrëdhënieve, kudo dhe me çdo çmim, si në botimet e bëra prezent ashtu edhe në publikimet në Facebook. Shpesh ai lë faktet të shprehin atë që dot nuk e thonë fjalët.
Shumëkush nga ne do të donte të kishte guximin e tij, një kurajë që ndërtohet dhe hedh shtat në një taban që lëviz, pa frikën, se e gjithë kjo që ai po ngre, nga momenti në moment do të shembet, sepse ai beson ndershmërisht tek e vërteta.
Sa ka vlejtur puna e Kastriotit?!
Këtë do ta kisha të vështirë ta thoja me gjuhën e shifrave. Por ajo që mund të them është, se ai, atë që ai bën, e dëshmon me përgjegjësinë profesionale, si gazetar dhe si hulumtues, qëmtues symprehtë e rrëmues i papërtuar.
Di të luftojë dhe të sakrifikojë për atë që beson, duke bërë një jetë modeste, pa kërkuar tituj e poste, shërbesa dhe shpërblesa, pa u ankuar dhe zvarritur pas portave të përfitimeve dhe privilegjeve, të cilat kam bindjen se i meriton më shumë se shumë të tjerë, për talentin e jashtëzakonshëm dhe zellin e paepur, skrupulozitetin dhe pasionin për punën.
Pavarësisht, se ka bërë më shumë miq apo armiq, ajo që merr përkushtimin e tij është për ne një vepër vlerash, e cila meriton vëmendje dhe konsiderim.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular