BallinaKryesoreVIDEO/Kualifikueset e Botërorit, Kosova merr fitoren e parë

VIDEO/Kualifikueset e Botërorit, Kosova merr fitoren e parë

Triumf historik i Kosovës! Dardanët e Bernard Shaland, mposhtën me rezultatin 0-1 Gjeorgjinë, në kualifikueset e Botërorit, duke siguruar kështu fitoren e parë historike në një kompeticion të tillë që nga krijimi.

Kjo sfidë u vendos nga një autogol i shkaktuar nga vendasit në minutën e 18-të. Vlen të theksohet fakti, se Kosova, ishte superiore, gjatë gjithë takimit, duke krijuar mundësi të shumta shënimi.

Edhe pse me mungesa të shumta, ku spikasnin emrat si Rashica, Zhegrova, Zeneli, etj, përfaqësusesja e drejtuar nga Shaland, bindi plotësisht në këtë përballje.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Me këtë triumf, Kosova u ngjit përkohësisht në vendin e 3-të me 3 pikë në 3 ndeshje.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular