BallinaKronikeTronditet Durrësi që në mëngjes, shpërthim me eksploziv makinës së policit

Tronditet Durrësi që në mëngjes, shpërthim me eksploziv makinës së policit

Durrësi është zgjuar me një shpërthim me tritol mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në lagjen nr.17. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular