BallinaKronike"Dolën nga një furgon e qëlluan me breshëri"/ DETAJE nga sherri masiv...

“Dolën nga një furgon e qëlluan me breshëri”/ DETAJE nga sherri masiv i shqiptarëve në Itali

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me sherrin e ndodhur mëngjesin e sotëm mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Itali.

Policia ka arrestuar dy persona që u larguan me një furgon të bardhë dhe që ishin ende të armatosur kur u arrestuan. Mediat italiane raportojnë se në momentin që këta dy persona janë arrestuar ka patur edhe të shtëna. Dëshmitarët në lokal kanë treguar se personat po grindeshin dhe në një moment erdhi një furgon dhe disa persona që ndodheshin brenda tij dolën duke qëlluar. Ai tha se e gjithë ngjarja ndodhi rreth dhjetë minuta.

“Në një moment të caktuar erdhi një furgon. Shumë njerëz dolën dhe filluan të qëllonin, ndërsa më parë pati hedhje të karrigeve dhe stolave në ajër. Një luftë mes bandash. Pastaj erdhi një furgon dhe më shumë njerëz dolën jashtë, sikur të kishin bërë thirrje për rezervë. Kam dëgjuar 5 deri në 7 të shtëna armësh. Ishte një person në tokë,” thotë një dëshmitar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular