BallinaKronikeEMRI/Atentati, qëllohet me dy plumba, i plagosuri në Shkodër ish-kryetari i PS

EMRI/Atentati, qëllohet me dy plumba, i plagosuri në Shkodër ish-kryetari i PS

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Pyjore, në perferi të qytetit.

Sipas raportimeve të para mësohet se i plagosur shtetasi Nikolin Huba, rreth 54 vjeç. Ai ka qenë ish-kryetari i PS-së për Vaun e Dejës.

Mësohet se 54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Atentati/ Qëllohet me dy plumba, i plagosuri në Shkodër

Nikolin Heba, i plagosuri
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular