Një 29-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se nuk mund të zgjasë shumë në shtrat dhe kjo situatë po kthehet në problematike. Ai thotë se e dashura e tij duket se ka filluar të mërzitet, edhe pse nuk e ka thënë diçka të tillë, por ai mund ta kuptojë atë.
Ja rrëfimi i plotë:
“Çfarë mund të bëj që të zgjas më gjatë në shtrat? Unë jam një 29-vjeçar dhe kam pasur disa partnere seksuale, por kurrë nuk mund të përmbahem gjatë seksit. Mezi zgjas dy minuta, por kjo nuk ndodh kur kënaqem me veten time.
Tani situata ka filluar të shkaktojë probleme me të dashurën time të re.
Ajo është 27 vjeç dhe ka tendencë të mos e arrijë orgazmën gjatë marrëdhënies seksuale. Ajo thotë se çdo gjë është në rregull, por mund ta shoh në fytyrën e saj se është e zhgënjyer dhe po lodhet me mua.
Do të doja të isha në gjendje të bëja dashuri për gjysmë ore, si burrat e tjerë. A ka ndonjë gjë që mund të bëj për ta arritur këtë?”.
“Dear Deidre” thotë:
“Ka mënyra për të kapërcyer derdhjen e parakohshme, e cila është një problem mjaft i zakonshëm. Nëse nuk e keni këtë problem kur masturboheni, është atëherë me shumë mundësi e keni psikologjike.
Seksi fillon në kokën tuaj, kështu që sa më shumë të shqetësoheni për këtë, aq më shumë ka gjasa të ndodhë.
Shumica e grave nuk e kalojnë orgazmën shpejt, prandaj sigurohuni që të luani së bashku para seksit”.