BallinaKronikeEMRAT/Grabitën një person pranë një pike karburanti në Itali, arrestohen dy shqiptarët!

EMRAT/Grabitën një person pranë një pike karburanti në Itali, arrestohen dy shqiptarët!

Dy shqiptarë u arrestuan nga drejtësia italiane pasi dyshohet të jenë autorë të një grabitje në një pikë karburanti më 26 korrik në Tovena di Cison në Valmarino, province e Trevisos.

Në prang aka rënë 31-vjeçari Selim Leba dhe 40-vjeçari Nikolin Koçi. Sipas mediave italiane, 31-vjeçari nuk është resident në Itali dhe qëndron në një familje shqiptare në provincën e Podenone.

Ndërsa 40-vjeçari është resident në Itali dhe qëndron në Orsago. Ata janë bashkautorë të një grabitje në një pikë karburanti.

Fillimisht, shqiptarët u ndalën për të mbushur makinën me karburant teksa pikasën një person i cili po rregullonte një tabelë të qarkullimit rrugor.

Ky i fundit kishte lënë makinën e tij të parkuar dhe me xhamat hapur. Një prej shqiptarëve u afrua dhe vodhi një qese ku italiani kishte sendet personale, portofolin dhe celularin.

Kur u kthye për në makinë, grabitësi shqiptar u pikas nga italiani i cili i shkoi nga pas. Por dy grabitësit u futën menjëherë në makinë dhe u larguan nga vendngjarja.

Policia ka arritur të identifikojë autorët rreth dy muaj pas ngjarjes duke analizuar pamjet filmike nga karburanti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular