BallinaKronikeEuropol nxjerr raportin/ Çfarë thuhet për bandat shqiptare

Europol nxjerr raportin/ Çfarë thuhet për bandat shqiptare

Europol ka nxjerrë raportin 27-faqësh duke zbuluar se cilat vendet europiane janë kthyer në “vatrat” e trafikut të kokainës.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë, Belgjika dhe Holanda janë bërë qendra kryesore për lëvizjes e drogës.

Qytete si Roterdami, Hamburgu dhe Antwerp janë kthyer në porta hyrëse për aktivitetet e jashtëligjshme të bandave, dhe më pas për shpërndarjen e kokainës në të gjithë Europën.

Vitin e kaluar, në Antverp të Belgjikës u kapën rreth 65.6 tonë kokainë. Në shkurt, Gjermania dhe Belgjika kapën bashkërisht 23 tonë – një sasi kjo që u cilësua si rekorde.

Në raport thuhet se tregu i kokainës në Evropë u rrit kryesisht me furnizimet e shtuara nga Kolumbia, ku një marrëveshje e paqes me grupin gueril FARC, e arritur në vitin 2016, ka hapur tregun për konkurrencë.

Raporti po ashtu thekson se bandat evropiane të drogës shpesh operojnë përgjatë vijave familjare, etnike ose gjuhësore, “duke përfshirë bandat marokene dhe shqiptare”, si dhe “grupin mafioz Ndrangheta të Italisë”.

Pas kanabisit, kokaina tani është droga e dytë më e popullarizuar në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, thuhet në raport. Vlerësimet e fundit sugjerojnë se vitin e kaluar kanë qenë rreth 4.4 milionë përdorues të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular