BallinaAktualitetHetimet e SPAK/Kim bën lëvizjen e radhës, takon Krajën: Pavarësisht sa i...

Hetimet e SPAK/Kim bën lëvizjen e radhës, takon Krajën: Pavarësisht sa i fortë je apo cilës partie i përket…

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim thotë se SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pas një takimi që diplomatja amerikane pati me kreun e SPAK, Arben Kraja, thotë se do të ketë ndjekje penale pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ apo subjekt.

“U takova me kreun e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritshmërin e SHBA që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”, shkruan ambasadorja amerikane.

Më tej, Kim flet me shifra për punën që SPAK ka bërë deri më tani. “Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata kriminale). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e 70+ milion euro që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…,” përfundon ambasadorja amerikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular