BallinaAktualitetPriten arrestime? Hetime për inceneratorët, SPAK merr në pyetje disa zyrtarë

Priten arrestime? Hetime për inceneratorët, SPAK merr në pyetje disa zyrtarë

Nga Ermal Vija

Kur kanë kaluar 9 muaj nga regjistrimi I hetimeve për ndërtimin e inceneratorëve, Prokuroria e Posaçme ditët e fundit ka kryer veprime në terren duke administruar dëshmi dhe sekuestruar një sërë dokumentesh. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, në ambientet e prokurorisë janë marrë në pyetja disa persona ku kanë dhënë sqarime në lidhje me procedurat e ndjekura për ndërtimin e inceneratorëve. Gjithcka është proceduar në mënyrë të shpejtë duke marrë parasysh që gushti është muaj pushimesh.

Nuk bëhet ende e ditur se cilët janë personat që kanë dhënë sqarime, por në përfundim të kësaj faze, SPAK do të vendosë në lidhje me hetimet dhe ngritjen akuzave. Ishte fillimisht Partia Demokratike që nëntorin e kaluar depozitoi një kallëzim në prokurorinë e posaçme, ku akuzonte për “Shpërdorim detyre”  dhe “Grup të strukturuar kriminal” kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçin, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako dhe sipërmarrësit Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. Sipas partisë demokratike vetëm ndërtimi i inceneratorit të Tiranës i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 430 mln euro.

Një tjetër kallëzim është depozituar nga partia lëvizja socialiste për integrim. Në mars të këtij viti, kryetarja Monika Kryemadhi denoncoi publikisht disa akuza për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, duke e cilësuar si aferën më të madhe korruptive të 100 viteve të fundit. Të gjithë këta zyrtarë sipas LSI kanë shkelur çdo në praktikë për ndërtimin e inceneratorit. Hetimet po ndiqen nga prokurorët Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Klodian Braho

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular