BallinaKryesoreFOTOT/Shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje, momentet kur demokratët hyjnë në PD për mbledhjen...

FOTOT/Shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje, momentet kur demokratët hyjnë në PD për mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit

Ka nisur sot rreth orës 18:30 mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndërkohë që na ndan një ditë nga seanca e Kuvendit të ri.

Në takim janë të pranishëm kryetari i grupit parlamentar, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Në këto foto të LSA shfaqen përfaqësuesit demokratë teksa hyjnë në selinë blu. Flamur Noka shtrëngon dorën me Xhelal Mziun, ndërsa të buzëqeshur shfaqen deputeti i zgjedhur i Lezhës Agron Gjekmarkaj dhe anëtarja e Kryesisë Oriola Pampuri.

Nuk mungojnë në mbledhje nënkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj si dhe Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular