BallinaKryesoreNesër mbahet seanca e parë në Kuvend/PD mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar

Nesër mbahet seanca e parë në Kuvend/PD mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të enjte Kryesinë e Grupit Parlamentar.

Mbledhja po zhvillohet në selinë blu dhe vjen një ditë para mbajtjes së seancës së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari i “Panorama” Mariglen Kume raporton se në takim marrin pjesë kryetari i grupit parlamentar, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Kryesia përbëhet nga kreu i grupit parlamentar Alfred Rushaj, nënkryetari Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, anëtarja e Kryesisë Oriola Pampuri dhe Sekretari i Grupit Arbi Agalliu.

Punimet e Kuvendit të ri do të nisin të premten e 10 shtatorit, në orën 10:00. Në seancë do të bëhet betimi i kryeparlamentares së re Lindita Nikolla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular