BallinaKronikeFOTO/ Vrasja e dyfishtë në Pejë e politikanëve të PDK, i plagosuri...

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Pejë e politikanëve të PDK, i plagosuri arrestohet brenda 48 orëve, vëllai i një prej viktimave

Vëllai i Astrit Ademaj që mbeti i plagosur në vrasjen e dyfishtë mbrëmë në Pejë është ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se ndaj të njëjtit do të bëhet kërkesa për paraburgim.

Ai është Avni Ademaj, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë mbrëmjen e djeshme, vëllai i kandidatit të PDK-së, për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, Avniu. Një natë më parë te përplasja me armë ai u plagos dhe pas mjekimit doli nga spitali i Pejës.

Kjo u bë e ditur nga mjeku kujdestar, Sadri Berisha, i cili theksoi se i njëjti është plagosur në pjesën e dorës dhe është në gjendje stabël shëndetësore. “Është i plagosur në dorë gjendja e tij është stabile. Është i liruar prej anës mjekësore”tha ai.

FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Pejë e politikanëve të PDK,

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadrijaj, kanë mbetur të vdekur pas një incidenti të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Trupat e pajetë janë dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Për këtë arsye familjarët e të ndjerëve kanë thënë për Klan Kosova që nuk dihet se a do të mbahet varrimi sot, pasi trupat ende nuk i janë dorëzuar atyre psi ende po i kryhet ekspertiza ligjore

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi në një konferencë për media ka thënë se në vendin e ngjarjes janë Prokuroria dhe janë duke analizuar rrethanat.

Ai ka thënë se janë sekuestruar dy armë dhe gëzhojat që janë përdorur në rast.

“Mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy kanë vdekur e një ka mbetur i plagosur. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur organet përgjegjëse. Sot gjatë ditës kryeprokurori së bashku me prokuroren kanë dalë ne vendngjarje. Janë sekuestruar dy armë dhe gëzhojat që janë përdorur për personat e vrarë”, ka thënë ai. Ai ka thënë se duhet të jenë të rezervuar për shkak që të mos dëmtohen hetimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular