BallinaKronikeMbi 20 dasmorë te helmuar në Durrës/Përfundojnë në Urgjencë, një pjesë e...

Mbi 20 dasmorë te helmuar në Durrës/Përfundojnë në Urgjencë, një pjesë e tyre në gjendje të rëndë

Mbi 20 persona raportohet se kanë përfunduar të helmuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Raportohet se bëhet fjalë për një rast të helmimit nga ushqimi. Mes burrave dhe grave të helmuara ka edhe fëmijë të vegjël. Një pjesë e të helmuarve mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Personat e helmuar kanë qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq. Ata janë transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit.

Policia dhe instancat e tjera përgjegjëse kanë nisur një hetim për lokalin ku ka ndodhur ngjarja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular