BallinaKryesoreSali Berisha bojkoton votimin për kryetaren e re të Kuvendit, largohet nga...

Sali Berisha bojkoton votimin për kryetaren e re të Kuvendit, largohet nga salla para nisjes së procesit

Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga salla e Kuvendit pak para nisjes së votimit për zgjedhjen e kryetares së re të Parlamentit.

Sjellim në vëmendje që mazhoranca ka propozuar me firmat e 15 deputetëve emrin e Lindita Nikollës për kryetare të Parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka grisur në mënyrë demonstrative fletën e votimit, duke kundërshtuar kësisoj propozimin e mazhorancës.

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha u prit në hyrje të godinës nga deputetët Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, të cilët e shoqëruan drejt Parlamentit.

Sali Berisha u përjashtua një ditë më parë nga kryedemokrati Basha nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes së tij non grata nga DASH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular