BallinaKronikeDETAJE/ Si u vra Sabrina "me bukë në gojë" nga ish-bashkëshorti, çfarë...

DETAJE/ Si u vra Sabrina “me bukë në gojë” nga ish-bashkëshorti, çfarë ndodhi në banesën e ish-vjehrrit

Zbulohen detaje të reja nga krimi tronditës që ndodhi mbrëmë në Fier ku mbeti e vrarë me armë zjarri Sabrina Benga.

Ka qenë Elton Metaj, 31 vjeç, që ekzkutoi me armë ish-bashkshorten e tij, vetëm 25 vjeçe, ndërsa krimi i rëndë ndodhi në banesën e ish-vjehrrit.

Sipas raportimeve, ditët e fundit ai po i lutej vazhdimisht ish-bashkëshortes që të riktheheshin bashkë, por ajo nuk pranonte. Kjo e çoi të riut në aktin ekstrem.

Çifti mësohet se janë prindër të një vajze të mitur.

E shkuara kriminale e autorit

Por autori i krimit nuk është emër i panjohur për policinë. Eltoni kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia, më 20 korrik të këtij viti, por duket se orët në izolim i ka kaluar duke menduar për hakmarrje. Më 20 Shtator të vitit të shkuar, pas një konflikti me ish-bashkëshorten, 31-vjeçari kishte marrë peng familjarët e viktimës.

Vëllai i viktimës: E vrau duke ngrënë bukë

Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorën nga burgu njerëz të tillë.

“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në 20 korrik u lirua nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë që sot bëri hatanë e madhe. Mua me tha nusja për ngjarjen. Madje me kishte kërkuar dhe mua për të vrarë.

Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë. Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”– ka deklaruar vëllai i viktimës./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular