Një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë.
Shtetasi G. B., 27 vjeç ka humbur jetën pasi është transportuar në spital.
“Më datë 11.09.2021, rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.