BallinaKryesore23 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit/ Mesazh nga Berisha: Tribuni ynë...

23 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit/ Mesazh nga Berisha: Tribuni ynë sot na thërret “kokën lart”. Ta kthejmë me urgjencë PD-në…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, udhëheqësit të Lëvizjes Studentore dhe njërit prej themeluesve të PD-së.

Azem ti je gjallë. Demokratë tribuni ynë sot na thërret: Kokën lart”, thekson ish-kryeministri përmes një postimi në “Facebook”.

Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit është kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbeshtetës të Partisë Demokratike, drejtues te strukturave te saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj të rikthejnë me urgjencë Partine Demokratike mbi parimet bazë mbi te cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes se lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar te shqiptareve dhe shndërrimin e saj në një lokomotive të integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Berisha pak ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së.

MESAZHI I PLOTË

 Azem ti je gjalle!

Demokrate, tribuni yne sot na therret: Koken Lart!

Te dashur miq, sot kombi shqiptar perulet me nderimin me te madh, mirenjohjen me te thelle para vepres se pavdekshme te tribunit legjendar te lirise se tyre, Azem Hajdari te ekzekutuar me 12 shtator te vitit 1998 para selise se Partise Demokratike nga fallangat terroriste me uniforme te qeverise se Partise Socialiste. Ky akt makaber, vrasja e shekullit per kombin shqiptar ishte nje hakmarrje e verber primitive ndaj te riut legjende, i cili ne krye te levizjes studentore beri me shume se kushdo tjeter per lirine e shqiptareve, ndaj prijesit te revolucionit Demokratik te Studenteve te Dhjetorit ‘90, themeluesit te pluralizmit politik ne Shqiperi ne vendin e diktatures me te eger staliniste pothuaj gjysem shekullore ne Europe.

Azem ti je gjalle!

Te dashur miq, ata qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj Tribunit te Lirise per permbysjen sistemit barbar te baballareve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator te vitit 1998 ekzekutimin e tij kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber, ndeshkimin e historise.

Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor e te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.

Sot 23 vite pas ekzekutimit te tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit eshte me frymezuese se kurre, mirenjojha e shqiptareve per birin e tyre qe si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirine dhe dinjitetin e munguar eshte me e pakufishme se kurre. Sot demokratet dhe demokratët frymezohen me shume se kurre me pare nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit per tu ngritur dhe flakur sa me pare ne koshin e plehrave te historise, rregjimin e kakistokracise dhe tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe vegles te tij mjerane ne krye te PD.

Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit eshte kushtrim per çdo demokrat dhe demokrate, anetare te thjeshte, mbeshtetes te Partise Demokratike, drejtues te strukturave te saj ne te gjitha nivelet e institucioneve te saj te rikthejne me urgjence Partine Demokratike mbi parimet baze mbi te cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentet liberator te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave njerezore dhe interesit kombetar te shqiptareve dhe shnderrimin e saj ne nje lokomotive te integrimit te Shqiperise ne BE.

Demokrate dhe demokratë, tribuni yne sot na therret: koken lart!

Azem ti je gjalle! sb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular