Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të jetë anëtarësia e PD-së ajë që do të vendosë mbi zhvillimet në Partinë Demokratike.
Berisha tha se anëtarët e PD duhet të votojnë për veten e tyre, në mënyrë që mos ketë nesër asnjë Kryetar që të marrë vendimet pa i pyetur ato.
“Lulzim Basha vijon të konsiderojë si vendim diçka që është nul. Unë do respektoj vendimin e anëtarësisë së PD, si ta vendosin ata, nëse duan ose jo të jem anëtar i PD.
Se çfarë ndodh pastaj i përket anëtarësisë, por dua t´ju garantoj se unë s´po bëj asnjë lëvizje personale. Nëse do e miratonte Këshilli Kombëtar këtë vendim të Bashës unë do e pranoja, por në të kundërt duhej të dorëhiqej.
Në takimet me anëtarësinë e PD nuk diskutohet që do të trajtohet edhe çështja e të ardhmes së partisë, por nuk është ky qëllimi im tani”, tha Berisha.