BallinaAktualitetBashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë

“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,”-deklaroi kryebashkiaku Veliaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular