Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në në Nikaia, të Greqisë, ku një burrë 57-vjeçar, i ka hedhur acid në fytyrë vjehrrës së tij.
Mediat greke, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:00 jashtë Spitalit të Përgjithshëm Shtetëror të Nikaia, ku burri pas një konflikti që ka pasur me 64-vjeçaren, i ka hedhur kësaj të fundit acid.
Gruaja u transportua në spitalin “Attiko” për ndihmën e parë ndërsa dhëndri i saj u arrestua.
Mediat greke thonë se gruaja është jashtë rrezikut, ndërsa mësohet se autori para policisë ka deklaruar se vjehrra është përpjekur që ta përdhunonte.
Mësohet se autori identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qenë i shtruar në spital, ndërsa autoritet po bëjnë përpjekje për të zbuluar shkakun e vërtetë sepse sulmoi vjehrrën.