BallinaAktualitetSkandali/ Institucioni paracakton fituesin e tenderit, drejtori arsyeton shkeljen: Shfrytëzova njohjet e...

Skandali/ Institucioni paracakton fituesin e tenderit, drejtori arsyeton shkeljen: Shfrytëzova njohjet e mia!

spot_img
spot_img

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një institucioni shtetëror që paracakton fituesin për tendera. Bëhet fjalë për një tender për riparim automjetesh të dhënë para ca kohe e në mënyrë të paracaktuar nga ana e Agjencisë Rajonale të Mjedisit , Fier- Vlorë -Gjirokastër.

Ky institucion e ka marrë automjetin në gjendje të amortizuar nga drejtoria e përgjithshme e mjedisit për ta riparuar, por pa u bërë tenderi është përcaktuar fituesi. Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë tek servisi në të cilin ky automjet është riparuar. Punëtorët e këtij servisi duke e ditur se për kë mjet bëhej fjalë, konfirmuan se është riparuar para 3 muajsh në të njëjtin servis.

Por problemi qëndron tek tenderi i dhënë për riparimin automjetit i cili është hapur vetëm para një muaji, ndërkohë që mjeti ka 3 muaj që është riparuar. Pra, është përcaktuar fituesi, në këtë rast servisi, që ka riparuar mjetin.Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë drejtorin e agjencisë së mjedisit.

Drejtori, duke thënë se është munduar të vërë në funksion një automjet të cilin të tjerët e kishin shkatërruar në dy vite. Madje për këtë drejtori iu zotua gazetarëve të Fiksit që t’u vinte në dispozicion të gjithë dokumentacionin për procedurën e tenderimit me anë të një email.

Ndërkohë në faqen e APP thuhet se fituesi dhe procedura u anulua njëherë, pasi një anëtar i njësisë së prokurimit ,plotësoi fituesin pa dalë akoma dhe për këtë arsye tenderi u anulua. Por në faqen e APP nuk gjendet nëse ky tender u hap sërish, apo kush ishin konkurrentët dhe kush u shpall fitues për tenderin?!

Ndërkohë në përgjigjen zyrtare që ky institucion i jep Fiksit pranohet se makina u kontrollua para tenderit tek i njëjti subjekt që e riparoi dhe që fitoi tenderin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular