Zgjedhjet në Kosovë, Presidentja Osmani: S’ka konsensus për shtyrje, nëse situata me Covid-in rëndohet, do të…!

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk është rëndë dakord mes palëve politike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që janë parashikuar të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Në një konferencë për media pas takimeve me përfaqësuesit e subjekteve politike, Presidentja Osmani deklaroi se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, por sipas saj, nuk ka pasur dakordësi mes palëve politike

“Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve. Jam për një shtyrje sado të shkurtër të zgjedhjeve, që do të ishte në mbrojtje të qytetarëve tanë. Meqenëse Kushtetuta është e heshtur për shtyrjen e zgjedhjeve dhe mundësia e vetme është gjetja e konsensusit mes palëve, që në këtë moment mungon, unë i ftoj të gjitha subjektet politike, sidomos ata që nuk i kanë respektuar masat deri më tani, që t’i respektojnë masat përgjatë ditëve në vijim, deri më 17 tetor. Nëse ka eskalim të gjendjes, ne do të ulemi sërish e do të diskutojmë për datën e zgjedhjeve. Do ta shohim me kujdes situatën dhe nëse do të ketë situatë të rënduar, do të ulemi të diskutojmë sërish, por për momentin data e zgjedhjeve mbetet 17 tetori”, është shprehur Presidentja Vjosa Osmani.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.