Një aksident ajror i mori jetën ish-zv/drejtorit në Ministrinë e Komunikimit të Izraelit ditën e djeshme në Greqi.
Ky i fundit humbi jetën bashkë me gruan e tij, Estin, në vendin e quajtur Samos.
Haim Geron ishte një nga dëshmitarët në gjyqin e korrupsionit të ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu
Avioni privat me një motor, tip Cessna 172, fillimisht u përpoq të ulej në aeroport, por dështoi dhe u rrëzua në jug të ishullit të Samosit, pak pas orës 20:15.
Pas alarmit roja bregdetare e varka të tjera u shkuan në ndihmë. Avioni nuk ishte fundosur plotësisht, por ishte shumë vonë për pasagjerët. Deri më tani në det janë gjetur vetëm dy trupa, por mbetet e paqartë se sa ka qenë numri në total i personave që udhëtonin me mjetin fluturues.