Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pasi një grua rreth 40-vjeç është gjetur e pajetë brenda një makine.
Sipas policisë makina brenda së cilës ndodhej gruaja, ishte e parkuar dhe jashtë funksionit në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit.
Dyshohet se gruaja e cila është gjetur pa shenja dhune ka qenë endacake, dhe ende nuk është bërë identifikimi i saj.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet e nevojshme mbi rastin.
“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës,” njofton policia.