BallinaAktualitetE detyruan ta bënte vaksinën, QKUK sqaron shkakun e vdekjes së 23-vjeçares

E detyruan ta bënte vaksinën, QKUK sqaron shkakun e vdekjes së 23-vjeçares

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas raportimit të vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi, për të cilën familjarët thanë se ka vdekur 48 orë pasi ka marrë vaksinën anti-COVID

Klinika Emergjente ka dal menjëherë me një sqarim rreth rastit të 23 vjeçares nga Drenasi, Zarife Imeri, për të cilën familjarët u ankuan se kishte vdekur pas 2 dozave të vaksinës.

Sipas QKUK-së, e ndjera kishte hemoragji në bark. “Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga  fshati Zabel i Drenasit, sqaron se,  pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra  e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së  vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka  ndërmarrë masat reanimatore,  pacientes i  bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat  tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente,  pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes  ishte  hemoragjia intraabdominale ( gjakderdhje në bark) , shok hemoragjik. Familjarët kanë  refuzuar abduksionin, kontrollin mjekësor të trupit”.

Akuzat e familjarëve

Haxhi Xhemajli nga Drenasi po pretendon se mbesa e tij, Zarife Imeri, 23-vjeçare, ka ndërruar jetë për shkak të vaksinimit, raporton Gazeta Sinjali.

Ai thotë se mbesa e tij është vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit në Drenas, më 13 shtator rreth orës 15:29 dhe 48 orë më pas, ka ndërruar jetë.

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndron në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi vdekjen. Mos na detyroni, mos na kushtëzoni. Prehu në paqe, mbesa jonë”, shkroi ai në Facebook.

E detyruan ta bënte vaksinën, QKUK sqaron shkakun e vdekjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular