BallinaPolitikeMorën pjesë te takimi i Berishës, flasin Flamur Noka dhe Klevis Balliu

Morën pjesë te takimi i Berishës, flasin Flamur Noka dhe Klevis Balliu

Nga katër deputetët e Partisë Demokratike që lanë seancën plenare të Kuvendit për t’iu bashkuar “Foltores” së Berishës, vetëm njëri prej tyre pati ‘guximin’ të dalë para mediave në përfundim të takimit të ish-Kryeministrit.

Flamur Noka u pyet se cili ishte qëllimi e mesazhi i këtij takimi dhe nëse ky mesazh i drejtohej Ramës, apo Bashës?

“Mesazhin e dha doktor Berisha, një PD më e fortë, më e hapur, më e bashkuar, për të mundur Edi Ramën. Tregon bashkim, që PD di të diskutojë dhe debatojë dhe është ngritur për votën e lirë.”, tha Noka .

Ish-deputeti Klevis Balliu ishte emri tjetër që foli për mediat.

“Do vendoset me votë dhe referendum. Gjithë kjo energji tmerron Edi Ramën dhe gjithë kupolën e krimit të organizuar në qeverisje. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se anëtarësia dhe askush s’ka më shumë rëndësi se qytetarët”, tha Balliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular