Sali Berisha nis sot nga Tirana turin e takimeve apo siç e quan ai Foltoren me demokratët për Partinë Demokratike.
Në orën 18:00, Berisha fillon takimet për nismën që ka ndërmarrë pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Ai shkruan se nisma e tij është për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe të bashkuar.
STATUSI NGA SALI BERISHA:
Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb