BallinaAktualitetZgjedhjet lokale dhe META/Yuri Kim troket te Gjykata Kushtetuese: Jepni vendime me...

Zgjedhjet lokale dhe META/Yuri Kim troket te Gjykata Kushtetuese: Jepni vendime me integritet

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese këtë të enjte. Një vizitë që lidhet me faktin e nisjes së punës së këtij institucioni të rëndësishëm, që është ende jo i plotë për numrin e anëtarëve.

Këtë vizitë në prag të vendimeve të rëndësishme të këtij institucioni e ka bërë të ditur vetë diplomatja amerikane me anë një të postimi në rrjetet sociale.  Ajo shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Kim shtoi se po punohet me institucionet përkatëse në mënyrë që Kushtetuesja të plotësojë kuorumin e nevojshëm.

“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.”, shkruan ambasadorja amerikane

Gjykata Kushtetuese ka në dorë çështje të nxehta të politikës shqiptare, të tilla janë vlerësimi i vendimit të Parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, apo dhe për çështjen e zgjedhjeve lokale të dy viteve më parë, në të cilën opozita nuk mori pjesë dhe i bojkotoi ato.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular