BallinaAktualitetZyrtare! Kuvendi "i bindet" Bashës, nuk njeh Berishën si anëtar të grupit...

Zyrtare! Kuvendi “i bindet” Bashës, nuk njeh Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD

Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha u vëtëdeklarua si pjesë e grupit parlamentar të PD-së, Kuvendi ka njohur kërkesën e selisë blu.

Kuvendi ka legjitimuar kështu kërkesën e PD-së, e cila përjashtoi nga grupi i saj parlamentar deputetin Berisha. Vendimi në fjalë u mor nga kreu i PD-së, Lulzim Basha javën e kaluar, pasi SHBA vendosi që të shpallë non-grata Berishën dhe familjen e tij.

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së do të jetë në fuqi deri sa të sqarohet çështja në fjalë. Pas këtij vendimi, reagime të ashpra erdhën nga Berisha, i cili foli për pazare Rama-Basha

Ndërkohë, rregullorja e Kuvendit përcakton se deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik.

“Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij.”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

Aktualisht grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka në përbërje 44 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular