BallinaKronikeVIDEO/Skena e krimit me 2 viktima në Divjakë. Shtëpia e mbuluar në...

VIDEO/Skena e krimit me 2 viktima në Divjakë. Shtëpia e mbuluar në gjak, gruaja e masakruar nga plumbat nuk njihet

Divjakë – Pamjet e rënda që po shikoni në videon e mëposhtme, tregojnë shtëpinë e familjes Rrasa, aty ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Fëllënxë Rrasa dhe më pas qëlloi veten.

Në të gjithë shtëpinë ka gjurmë gjaku, ndërkohë që në mes qëndron një kovë me ujë që është po përdoret nga të afërmit për të pastruar skenën e krimit

Mësohet se 58-vjeçari Rrasa e ka qëlluar bashkëshorten e tij në pjesën e mjekrës, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe duke e bërë të paidentifikueshme. Më pas ka qëlluar edhe veten.

58-vjeçari mësohet se punonte në Bashkinë e Divjakës. Çifti kishin probleme ekonomike dhe dyshohet se kjo gjë është bërë shkak për krimin e rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular