BallinaKryesoreGert Bogdani: Të gjithë bashkë t’i rikthejmë identitetin Tiranës dhe dinjitetin Shqipërisë!

Gert Bogdani: Të gjithë bashkë t’i rikthejmë identitetin Tiranës dhe dinjitetin Shqipërisë!

Nga Gerti BOGDANI

Diskutimi me te rinjte te jep gjithmone energji, te mbush me optimizem & te sjell shprese!!!

Gjate Konferences “Principet per shoqerite e lira & e ardhmja e Shqiperise” me te rinjte e Partise Demokratike, mbeshtetur nga Jarl Hjalmarson Foundation i partise simoter suedeze Moderaterna, diskutuam per sfidat dhe veshtiresite qe te rinjte hasin sot ne Shqiperi.

Folem edhe se si te gjithe bashke duhet te punojme per te rikthyer edhe njehere shpresen.
“Sepse, per sa kohe ka ende dhjetera, qindra, mijera demokrate e qytetare te ndershem e punetore qe vazhdojne te refuzojne te behen pjese e ketij sistemi, e ketij realiteti;
Per sa kohe ka aktiviste qe qendrojne e nuk stepen ndaj padrejtesise;

Per sa kohe ka njerez qe me humanizem kane qe nga mengjesi i kobshem i 26 Nentorit e deri me sot qendrojne prane familjeve te demtuara nga termeti;

Per sa kohe ka njerez qe marrin kohe nga koha e tyre dhe familjes se tyre per te kontribuar per qytetin e tyre, per te mbrojtur e permiresuar natyren e mjedisin, bregdetin e tyre e tonin;

Per sa kohe ka ende njerez te ndershem qe ngrejne zerin ndaj padrejtesive, qe punojne per te ndihmuar te pamundurit, qe sakrifikojne per tjetrin, qe kontribuojne per kete vend!

Per sa kohe ka demokrate te vertete e shqiptare te ndershem, qe pavaresisht kercenimeve e presioneve te cdo lloji, punojne, votojne dhe besojne ndryshimin;

KA ENDE SHPRESE!

Na takon neve, te gjitheve bashke, te rindezim e te forcojme kete shprese qe jam i sigurt te gjithe bashke e kemi pare dhe e shohim ne syte e shqipetareve cdo dite!

Na takon neve, te gjitheve bashke, te punojme e te luftojme qe Shqiperia te behet edhe njehere vend ku te rinjte kthehen nga jashte, jo vend nga i cili ikin per te mos kthyer koken pas!

Na takon neve, te gjitheve bashke, t’i rikthejme identitetin Tiranes dhe dinjitetin Shqiperise!
Na takon neve, te gjitheve bashke, t’i tregojme shqiptarit te ndershem, por te drobitur nga ky sistem, te rinjve e te rejave energjike, por te ndrydhur nga ky realitet, se ky vend mund te behet dhe meriton te behet!”

Debatuam mbi rendesine e meritokracise dhe krijimit te shanseve te barabarta per te rinjte, ne menyre qe ata te kene mundesine te shprehin potencialin e tyre dhe te vene ne pune energjite e tyre per te ndryshuar Shqiperine dhe per ta bere ate nje vend me te mire.

#ShqiperiaMeritonMeShume
#meritokraci #demokraci #YouthFirst

3 6

2 8

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular