BallinaKryesoreBerisha pritet ne Fier me thirrjet “Rama ik”!

Berisha pritet ne Fier me thirrjet “Rama ik”!

Ish-Kryeministrin Sali Berisha është pritur nga qindra anëtarë të Partisë Demokratike në Fier nën thirrjet “Rama ik” dhe “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Berisha është pritur nga kryetari i degës dhe deputeti i PD, Luan Baçi teksa e ka shoqëruar nga Tirana deputeti tjetër, Flamur Noka.

Berisha duke iu drejtuar demokratëve të Fierit, tha se, përulet me nderim të madh para tyre, sepse nën drejtimin e degës së PD, Fieri është shndërruar në qëndresën më të fuqishme ndaj narkoshtetit.

“Sot ne mblidhemi këtu me një motiv, ai që buronte nga zemrat tuaja “Rama ik”. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama do të mbetet në histori si Kryeministri më i keq, më i lig, më tradhëtar i Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri tha se në 8 vitet e qeverisjes Rama, Shqipëria ka zbritur në vendin e fundit përsa i takon rrogave dhe pensioneve, me 30 % më pak se Kosova.

“Rama e nisi mandatin e 3-të me një autoveturë luksoze 500 mijë euro. Mafia e plehrave me në krye Edvin ramën ju ka vjedhur juve me qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve”, tha Berisha.

bbb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular