BallinaAktualitet“Më fal babi, po iki tek mami dhe motrat nuk i duroj...

“Më fal babi, po iki tek mami dhe motrat nuk i duroj dot dhimbjet”

spot_img
spot_img

Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. I mituri ndërroi jetë  në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka

Enriko së bashku me dy motrat, Klarisën, Danielën dhe nënën e tij u dërguan në Itali për kurim, por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk u kthye më gjallë në Shqipëri, duke i lënë një plagë të thellë kryefamiljarit Arbenit, i vetmi i mbijetuar, i cili prej vitesh jeton në emigracion.

Letër imagjinare e Enrikos dërguar babait të tij Arbenit

I dashur babi

Nuk mundem dot më ,po largohem, jo nga ti por nga këto dreq plagësh që po ma hanë shpirtin nuk po më lënë të të shikoj pak.  U mundova të bëhesha i fortë të rrija këtu me ty, mamit i thashë shko nga Daniela dhe Klarisa se kanë nevoj për ty rri unë me babin, unë e zhgënjeva mamin edhe ty, u dorëzova.

Luftova shumë aq shumë sa mendova se do ia dal por nuk ia dola dot dhe lotët tashmë më janë tharë. Plagët ishin aq të thella sa kur i shikoja më dukej sikur skishte kthim pas, vetëm ideja se ti isha matan xhamit dhe po më shikoje më mbante me shpresë.

A sa do doja të përqafoja babi, ta “këpusja” fare qafën duke të të shtrënguar. Tani edhe pse kanë kaluar disa orë dhe unë jam lart në qiell po më  mungon shumë. Këtu lart takova mamin, Danielën dhe Klarisën.

Mamit nuk i erdhi mirë që kisha ardhur donte që të qëndroja me ty poshtë të të ndihmoja. Ndërsa Danielën me Klarisën e kishte marrë malli shumë filluan të qanin dhe më shtrëngonin aq fort sa desh më mbytën. Edhe mami më puthi dhe më përqafoi dhe më tha se tani duhet të bëhemi të fort tia dalim edhe këtu.

U mblodhëm të 4 bashkë mungoje ti babi shtylla jon njeriu e i cili mbaje peshë e kësaj familjeje të vogë. Nuk e di edhe pse kanë kaluar disa orë më mungon shumë po digjem nga malli, lotët po më rrjedhi tani që po të shkruaj.

Të dua shumë babi më mungon shumë, do jem gjithmonë pranë teje dhe me ty në në çdo hap.  Ah se për pak harrova më fal!  Vogëlushi yt  Enriko

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular