BallinaAktualitetArjan Çani: Një bërthamë e vogël ndjek Berishën, amerikanët i kanë marrë...

Arjan Çani: Një bërthamë e vogël ndjek Berishën, amerikanët i kanë marrë erëzin

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për luftën që ka plasur në PD mes Bashës dhe Berishës.

Ai thotë se fituesi i luftës do të kuptohet në zgjedhjet lokale, nëse PD do t’i zhduken më tej votat.

“Ju e moralizoni debatin. Thoni demokratët e thjeshtë. Nuk ekzistojnë fare. Ata votojnë kundër Ramës. Kaq e thjeshtë është. Është një bërthamë e vogël që ndjek Berishën. Është betejë midis dy njerëzve që kërkojnë të rekuperojnë dinjitetin, njëri të quhet kryetar partie, tjetri se i kanë marrë erëzin amerikanët dhe djali politik. Kjo histori mbaron në favor të njërit ose tjetrit. Kjo mund të ndikojë që të plasi sherri në një të ardhme edhe për mazhorancën”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular