Zbulohet dëshmia e 47-vjeçarit Gëzim Ndrezajt që mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Theth.
Sipas News24, Ndrezaj është konfliktuar me një banor të zonës për çështje banale. Sipas Ndrezajt, autori i kishte kërkuar që të bënte një punë, por ky i fundit ka thënë se nuk e ka të mundur.
Autori ka qenë me një makinë dhe pas këtij momenti, sipas 47-vjeçarit, ai ka nxjerrë një armë tip automatik dhe e ka qëlluar vetëm një herë në këmbë dhe është larguar.
“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.
Gëzim Ndrezaj punonte si murator, dhe dyshohet se puna ka qenë pikërisht dhe arsyeja e kësaj plagosje, çka e dëshmon dhe vetë 47-vjeçari.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për arrestimin e tij.