BallinaKronike“Ka dhe më keq”, i shtrirë në tokë, me këmbën e gjakosur...

“Ka dhe më keq”, i shtrirë në tokë, me këmbën e gjakosur dhe të lidhur me rrip pantallonash, flet i plagosur në Theth:

Zbulohet dëshmia e 47-vjeçarit Gëzim Ndrezajt që mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Theth.

Sipas News24, Ndrezaj është konfliktuar me një banor të zonës për çështje banale. Sipas Ndrezajt, autori i kishte kërkuar që të bënte një punë, por ky i fundit ka thënë se nuk e ka të mundur.

Autori ka qenë me një makinë dhe pas këtij momenti, sipas 47-vjeçarit, ai ka nxjerrë një armë tip automatik dhe e ka qëlluar vetëm një herë në këmbë dhe është larguar.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.

Gëzim Ndrezaj punonte si murator, dhe dyshohet se puna ka qenë pikërisht dhe arsyeja e kësaj plagosje, çka e dëshmon dhe vetë 47-vjeçari.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për arrestimin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular