BallinaKryesorePlas tek PSG? Mbappe filmohet duke sharë Neymar: “**** nuk më pason...

Plas tek PSG? Mbappe filmohet duke sharë Neymar: “**** nuk më pason si duhet (VIDEO)

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, nuk e fshehu dot indinjatën e tij kundrejt shokut të skuadrës Neymar, pavarësisht fitores së vendasve 2-0 përballë Montpellier

Goditja e mrekullueshme e Gueye në gjysmën e parë të ndeshjes dhe një gol i vonshëm nga Julian Draxler ishin të mjaftueshme për t’i dhënë Parisit fitoren e 8 radhazi me pikë të plota në Ligue 1.

Por shqetësuese tek PSG vijon të mbetet mospërputhja e treshes së sulmit Mbappe, Neymar, Messi. Messi duket ende i paadaptuar me ekipin e ri, ndërsa Mbappe ankohet që Neymar nuk i pason

Ai është filmuar nga kamerat duke iu ankuar shokut të tij Gueye, që Neymar nuk i jep të njëjtat pasa siç ia dha Draxler-it kur ky i fundit shënoi.

“**** nuk m’i jep topat siç ja jep Draxler-it,” kanë deshifruar mediat fjalët e Mbappe.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular