BallinaKryesoreTabela- Shtrenjtimi i jetës në Shqipëri/ PD: Varfërimi i çdo familje shqiptare...

Tabela- Shtrenjtimi i jetës në Shqipëri/ PD: Varfërimi i çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës

Nënkryetarja e PD dhe deputetja Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me shtrenjtimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, në krahasim me një vit më parë.

Teksa ka publikuar një listë me përqindjen e shtrenjtimit të çmimeve në rrjetet sociale, Tabaku thotë se me rritjen e kostove të produkteve “prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta”.

“Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë.

Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”, shkruan deputetja e PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular