BallinaAktualitetDirigjenti i njohur thirrje Ramës: O Pasha, mblidhi qentë dhe zagarët

Dirigjenti i njohur thirrje Ramës: O Pasha, mblidhi qentë dhe zagarët

Dirigjenti i njohur, Bujar Llapaj, i është drejtuar me një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, pas heshtjes së tij, ndaj denoncimeve të njëpasnjëshme të kompozitorit, ish-deputetit Limoz Disdari.

Llapaj duke e cilësuar Ramën një “Pasha”, i kërkon të mbledhë qentë dhe zagarët që i janë lëshuar Disdarit.

“Sikur në Shqipëri të ishte respektuar e drejta e autorit prof. Limos Dizdari nuk do të kishte nevojë për “mëshirën” e pushtetit. Ai mund të ngrinte saraje më të mëdha se tuajat. Limos Dizdari i “Këputa një gjethe dafine” “Mësonjtorja”, etj nuk është as hajdut, as zaptues, Ai,si shumë artistë shqiptarë, është i vjedhur nga shteti.

O Pasha mblidhi qentë dhe zagarët!

Si Edi Rama, mund të mos të të pëlqejë muzika e Limos Dizdarit, por si kryeministër i Shqipërisë e ke për detyrë të respektosh çdo njeri që ka krijuar vlera në atë vend.

Uroj dhe shpresoj që qënia jote si Kryeministër për të tretën herë radhazi të të sjellë qetësi dhe më shumë arësye për të zbutur brenda teje arrogancën e inatit për ata që nuk të bëjnë fresk tre herë në ditë”, shkruan Llapaj në letrën publike drejtuar Edi Ramës.

Letër e hapur

Zotit Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Nga disa portale private, jo media publike zyrtare apo “të pavarura” se janë të zëna me ngjyrën e brekëve të “Violetave të kohës tonë”, më saktë të “kohës tënde”, mësova se kompozitorit tonë të nderuar e respektuar Limos Dizdari shteti i ka prerë ujin dhe korentin për ta detyruar të braktisë atë Oaz Artistik që ngriti në Ksamil.

A e meriton Ai dhe Adriana Dizdari këtë trajtim?

LEXO EDHE  “Ballkani i hapur’ i Vuçiç – një instrument i Serbisë si pjesë e Unionit Euro-Azian rus”

Edhe pse ajo tokë mund të ketë një ish-pronar, ka qenë një ligj që ndalonte kthimin e pronës atje ku janë bërë godina kulturore. Por edhe sikur këtë ligj ta keni çbërë pse duhet trajtuar i diferencuar nga legalizimi një qëndër kulturore kur ju po legalizoni kolibe në toka të zaptuara rishtas. Çdo të ndodhte sikur fshati im i lindjes, “Asim Zeneli” t’ju kthehej ish-pronarëve?

Sipas ligjit 7501, aq të dashur për të gjithë ju pushtetarët, “toka i takon atij që e punon”, edhe Qendra Kulturore Dea i takon kompozitorit Limos Dizdari i cili shiti shtëpinë private për të ngritur një qëndër arti ku qindra fëmijë kanë shkelur atë skenë të vogël por magjike!

Sikur në Shqipëri të ishte respektuar e drejta e autorit prof. Limos Dizdari nuk do të kishte nevojë për “mëshirën” e pushtetit. Ai mund të ngrinte saraje më të mëdha se tuajat. Limos Dizdari i “Këputa një gjethe dafine” “Mësonjtorja”, etj nuk është as hajdut, as zaptues, Ai,si shumë artistë shqiptarë, është i vjedhur nga shteti.

O Pasha mblidhi qentë dhe zagarët!

Si Edi Rama, mund të mos të të pëlqejë muzika e Limos Dizdarit, por si kryeministër i Shqipërisë e ke për detyrë të respektosh çdo njeri që ka krijuar vlera në atë vend.

Uroj dhe shpresoj që qënia jote si Kryeministër për të tretën herë radhazi të të sjellë qetësi dhe më shumë arësye për të zbutur brenda teje arrogancën e inatit për ata që nuk të bëjnë fresk tre herë në ditë.

I Juaji,

Bujar Llapaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular