BallinaKronikeGëlltiti 40 pako kokaine për të kaluar kufirin, e pëson keq 28-vjeçari...

Gëlltiti 40 pako kokaine për të kaluar kufirin, e pëson keq 28-vjeçari në aeroportin e Athinës

Policia greke ka vënë në pranga një të ri afrikan në aeroportin e Athinës.

28-vjeçari nigerian teksa priste në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”,  u arrestua pasi u kap me kokainë.

Sipas mediave të huaja, i riu mbërriti në Greqi nga Beogradi, ndërsa transportoi me “metodën e gëlltitjes” 40 pako të improvizuara kokaine, me një peshë totale prej 420 gramësh, të cilat iu konfiskuan.

Ndër të tjera, sipas artikullit të publikuar nga mediat greke thuhet se i është konfiskuar edhe telefoni celular. Personi i arrestuar u dërgua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular