BallinaKronikePlagosi me plumb në kokë studenten, gazetari zbardh ngjarjen: Shkodrani kishte kohë...

Plagosi me plumb në kokë studenten, gazetari zbardh ngjarjen: Shkodrani kishte kohë që e kishte organizuar

25 shtatori tronditi Shqipërinë dhe Vlorën! 30-vjeçari nga Shkodra, Fadil Likaj, plagosi me armë zjarri një 20-vjeçare, Kostandina Zanaj

Shkodrani dhe beratasja ishin ulur në një lokal në lagjen “28 Nëntori”, në qendër të qytetit të Vlorës, për të bërë disa sqarime. Vajza i kishte kërkuar që t’i jepnin fund lidhjes së tyre, por këtë nuk e kishte pranuar djali

Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka goditur në drejtim të saj. Fatmirësisht edhe pse mori një plumb në kokë, ajo arriti që të shpëtonte. Jo vetëm kaq, Fadili hodhi edhe një granatë në mes të lokalit, i cili nuk plasi.

Likaj u arrestua menjëherë dhe u shoqërua në polici, ku ka deklaruar se nuk kishte qëllim që ta qëllonte 20-vjeçaren, por vetëm ta trembe.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje “Skype” ishte gazetari, Enrik Mehmeti. Sipas tij, 30-vjeçari e kishte mirëpërgatitur këtë ngjarje dhe nuk kishte qëllim vetëm që ta trembte, por edhe ta vriste.

Plagosi me plumb në kokë studenten, gazetari zbardh ngjarjen:

“Kur janë ulur në kafe, vajza ka parë se Fadili po e kërcënonte dhe ka dashur që të kërkojë ndihmë te kamerieri. Në momentin që ajo ka kthyer kokën, ai e ka qëlluar me armë zjarri. E pikërisht ky kthim koke, i ka shpëtuar jetën asaj. Pasi Fadili e ka goditur me armë në kokë, ka hedhur një granatë dhe ka tentuar menjëherë që të largohet. Ai nuk është ndalur nga qytetarët, por nga dy policë që po pinin kafenë aty”, zbulon gazetari, i cili shton se Likaj ka pasur edhe një tjetër granatë me vete.

Mehmeti analizon edhe arsyen se pse mendon se kjo ka qenë një tentativë për vrasje dhe jo për ta trembur, ashtu siç ka thënë 30-vjeçari.

“Arma ka qenë një tip që ka hyrë në masë, në treg të zi blihet lirë. Goditja e kësaj arme shpeshherë nuk është precize dhe me probleme. Ai ka dashur që ta qëllojë në kokë, pavarësisht se çfarë ka deklaruar. Ka dashur ta ekzekutojë. Granatat i ka pasur në shtëpinë e tij në Shkodër, ndërsa armën e ka blerë së fundmi, një javë para krimit.  Ka qenë një ngjarje e mirëpërgatitur. Nga eksperienca që kam me kronikat e zeza, kur do ta trembesh e godet në vende ku nuk ka rrezikshmëri për jetën, jo në kokë”, sqaron gazetari.

I pyetur në lidhje nëse autori i ngjarjes është me probleme mendore, gazetari tha se është kërkuar një ekspertizë, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare.

“Fadili ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, pasi vajza i kishte kërkuar ndarjen dhe e kishte hequr nga rrjetet sociale”, shton ai

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular