BallinaKryesoreTensionet në kufi, Besnik Mustafaj: Serbia po bën teatër, sanksionet ekonomike nuk...

Tensionet në kufi, Besnik Mustafaj: Serbia po bën teatër, sanksionet ekonomike nuk e dëmtojnë Kosovën

spot_img
spot_img

Analisti Besnik Mustafaj ka folur në “ABC Live” në lidhje me takimin Rama-Kurti të mbajtur sot në Prishtinë. Mustafaj deklaroi Rama gjeti fjalën e duhur për të përcaktuar atë që po ndodh në anë tjetër të kufirit të Kosovës, duke i cilësuar shfaqjet e Serbisë teatrale.

“Edi Rama gjeti fjalën e duhur për të përcaktuar atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit që është një teatër për të treguar që ne kemi ushtri të madhe. Ajo që dëshmoi prezenca e ambasadorit rus është teatrale. Është për të treguar që aleati ynë kryesor është Rusia. Ne kemi Rusinë, ne i kemi të gjitha ne do bëjmë namin. Serbia dhe Rusia përmes kësaj lëvizje i çoi një mesazh NATO-s dhe SHBA-së”, tha Mustafaj

Ai komentoi edhe deklaratën e Ramës në OKB duke e quajtur përsëritje të qëndrimeve të mëparshme që pas shpalljes së republikës së Kosovës.

“Që nga viti 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës, çdo drejtues që ka qenë në atë sallë të OKB ka thënë të njëjtat fjalë që tha Edi Rama për njohjen e Kosovës. Këto janë të përsëritura nga viti 2008.

Vajtja e Ramës nga SHBA në Prishtinë tregon se ka një urgjencë për bashkërëndim të qëndrimeve mes Tiranës dhe Prishtinës. Rama e tha në mënyrë të qartë që e drejta është me Kosovën dhe se nuk do të ketë luhatje në këtë qëndrim”, tha ai.

Sanksionet ekonomike të Serbisë i vlerësoi si më të dëmshme për vetë atë se sa për Kosovën. Ndërkohë që në lidhje me Ballkanin e Hapur, Mustafaj theksoi se nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e të gjitha shteteve.

“Sanksionet ekonomike të Serbisë janë në dëm të vetë Serbisë. Janë mbi 400 mln euro eksporte që vijnë nga Serbia në Kosovë. Kosova është një shtet i hapur dhe mund t’i gjejë tregtarët. Kosova do pësonte dëm nëse do kishte investime të mëdha serbe në Kosovë dhe nëse do merrte furnizime energjitike. Ushqimet dhe çdo gjë.

Serbia ka qëndrime kontradiktore të cilat nga një anë synojnë përmirësimin e imazhit të jashtëm dhe nga ana tjetër synon të mbajë frymën e nacionalizmit të brendshëm. Ballkani i Hapur nuk mund të quhet i realizuar pa vendet e tjera të Ballkanit. Ky mund të ishte një treshe pa ndikim. Komunikimi i Shqipërisë me Serbinë kalon përmes Kosovës”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular