BallinaKronikeVIDEO/Babai i 23 vjeçares që vdiq në spitalin e Vlorës: Kam ndenjur...

VIDEO/Babai i 23 vjeçares që vdiq në spitalin e Vlorës: Kam ndenjur pa bukë për fëmijët, nëna i la në rrugë

spot_img
spot_img

Babai i 23-vjeçares, që humbi jetën tragjikisht në Spitalin e Vlorës, ka mohuar deklaratat e nënës së vajzës, të bëra në një emisioni, se ai e ka dhunuar dhe martuar të bijën që 17 vjeçe, si dhe nuk e ka ndihmuar asnjëherë, duke i thënë madje në telefon: Akoma s’ke vdeku

Në një lidhje të shkurtër telefonike në emision, babai i vajzës tha se i ka rritur dy fëmijët me shumë vuajtje, ndërsa shtoi se nëse ai e ka martuar me zor, apo i ka thënë ato fjalë në telefon, është gati të shkojë pranë saj

E kam kaluar me hidhërim shumë të madh humbjen e çupës sime. Në qoftë se një baba dëshiron të humbasë një fëmijë, që e rrit me vuajtje e halle, që vetëm Perëndia e di si i kam rritur ato fëmijë, kur nëna i la në rrugë, më thoni ju se si. Unë nuk e kam detyruar atë çupë të martohet me dhunë kurrë. Nëse e kam bërë këtë, do t’i vete afër asaj, që tani. Kam ndenjur vetë pa bukë për ata fëmijë, e di mirë nëna e tyre. Kam punuar në llac e kudo, që të rrisë ata fëmijë. Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime”, tha i ati i të ndjerës./BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular