BallinaKryesoreNegociatat në Bruksel/ SHBA: Nuk ka ende një marrëveshje mes Kosovës dhe...

Negociatat në Bruksel/ SHBA: Nuk ka ende një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë po dialogojnë në Bruksel, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri, teksa rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak, për të 10-tën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se marrëveshja është afër me palën serbe, kanë ardhur reagimet e para nga bashkësia ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godrey thotë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje, por progres të konsiderueshëm.

“Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim, Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të ofruar mbështetjen amerikane për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i konsiderueshëm. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”, deklaroi Godrey.

Shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja, e cila sipas tij pret miratimin e Bogradit, është arritur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular