BallinaAktualitetRritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës fal kompanitë e miellit:...

Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës fal kompanitë e miellit: Nuk ka gjobë

spot_img
spot_img

Në mbledhjen e Komisionit të Konkurrencës u vendos me shumicë votash që të mos gjobiteshin kompanitë që operojnë në tregun e importit të grurit,si dhe  importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Pak ditë më parë, ky institucion realizoi një seancë dëgjimore me kompanitë importuese të miellit dhe grupit dhe disa ministri për të parë nëse ishin realizuar detyrat e vendosura nga autoriteti një vit më parë. Pas analizës, rezultoi se asnjë nga institucionet shtetërore por edhe kompanitë private nuk kishin përmbushur asnjë detyrë, por megjithatë u vendos mos gjobitja e tyre.

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë: Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba.

Njoftimi

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:

Znj. Juliana Latifi
Z. Eduard Ypi

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:

Znj. Leida Matja
Znj. Adriana Berberi
Z. Denar Biba

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular