BallinaRajoniZbulohet një nga pikat e marrëveshjes, Serbia heq barrikadat në kufi, Kosova...

Zbulohet një nga pikat e marrëveshjes, Serbia heq barrikadat në kufi, Kosova zëvendëson…

Zbardhen detaje të reja nga arritja e marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket çështjes së targave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë pas takimit në Bruksel se, sipas projekt-marrëveshjes, të shtunën forcat e KFOR-it do të zëvendësojnë njësitë e posaçme të policisë së Kosovës në vendkalimet kufitare ne veri dhe njëkohësisht duhet të hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë.

“Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, duke zëvendësuar Njësitë e Posaçme Speciale, që paralelisht me barrikadat e protestuesve serbë, do të largohen nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi.

Bislimi sot në Bruksel ka zhvilluar takime me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në Bruksel gjendet edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Palët kanë zhvilluar takime individuale me Lajçakun, ndërsa ende nuk ka pasur një takim trepalësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular