BallinaKryesore"9 parregullsitë e 25 prillit"/Zbardhet kërkesa e PD-së për Komisionin Hetimor për...

“9 parregullsitë e 25 prillit”/Zbardhet kërkesa e PD-së për Komisionin Hetimor për zgjedhjet

Zbardhet kërkesa e Partisë Demokratike për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

StartNews ka siguruar kërkesën e cila u depozitua sot në Kuvend. Demokratët kërkojnë krijimin e një komisioni i cili do të hetojë parregullsitë e procesit zgjedhor.

“Partia Demokratike vijimësisht ka kontestuar publikisht procesin e këtyre zgjedhjeve të përgjithshme, të shtrirë në kohë përpara ditës së votimit, duke shprehur bindjen se në Shqipëri u zhvillua masakra më e rëndë zgjedhore që nga zgjedhjet e vitit 1991. Pjesë e këtij kontestimi, përveç; deklaratave politike sistematike, kanë qenë edhe përdorimi i të gjitha mjeteve juridike  në dispozicion, duke përfshirë  një numër të lartë ankesash, kallëzimesh penale dhe apelimesh gjyqësore, të shoqëruara nga mijëra fakte dhe dokumente,” shkruhet në kërkesë.

Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi parregullsitë e rënda të procesit zgjedhor, mbi zbatimin e ligjit mbi veprimet apo mosveprimet e organeve të pushtetit ekzekutiv dhe vendor, të kontrolluara nga Partia Socialiste në pushtet, si dhe pasojat e rënda që kanë sjellë këto veprime dhe mosveprime në integritetin e procesit zgjedhor, që qëndron në themel të demokracisë përfaqësuese parlamentare.

Në kërkesën e Partisë Demokratike evidentohen 9 parregullsi të procesit zgjedhor:

I. Përdorimi i të dhënave personale i 910.000 qytetarëve shqiptarë (patronazhistët) për presion ndaj votuesve dhe asgjësimin e fshehtësisë së votës;

II. Pagesa e 125 milionë eurove nga fondet publike përgjate fushatës zgjedhore për shpërblimin e dëmeve për mijëra familje që u preken nga tërmeti i vitit 2019, në shkelje të ligjit, me qëllim blerjen e votave familjare nga familjet në nevojë;

III. Dhënia e tenderave publike dhe koncesioneve të mëdha, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së. Shuma rekord prej 505 milionë eurosh u regjistrua në fushën e prokurimit publik ne muajt Nëntor-Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash dhe prokurimesh publike, në krahasim me mesataren vjetore prej 116 milionë për të njëjtën periudhë zgjedhore të mëparshme.

IV. Shpenzimi i 120 milionë eurove nga bashkitë vendore për pune asfaltimi, fond i disbursuar nga Qeveria në periudhë zgjedhore për pushtetin vendor të kontrolluar nga e njëjta parti;

V. Rritja e pagave të administratës publike me 63 milionë euro në periudhë zgjedhore për qellime elektorale;

VI. Punësimi i përkohshëm i 13.000 punonjësve të rinj në administratën publike në periudhe zgjedhore për qëllime elektorale;

VII. Disbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milionë euro dhe shtesa e paligjshme e 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;

VIII. Legalizimi i më shume se 10.000 ndërtesave informale në shkëmbim të votës familjare, si dhe shfrytëzimi i këtij procesi nga agjencitë qeveritare në funksion të plote të kandidateve të Partisë Socialiste;

IX. Mbyllja e pajustifikuar dhe e parregullt e kufijve shtetërorë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar numrin e lartë të votuesve të diasporës shqiptare dhe të minoritetit grek të vinin të votonin në Shqipëri.

Duke u nisur nga këto parregullsi PD kërkon krijimin e një Komisioni Hetimor të Kuvendit

Qëllimi: Kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe te asgjësimit të kufirit midis Shtetit dhe Partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021;

Objekti: (a) verifikimin e mbrojtjes dhe përdorimit të të dhënave personale (patronazhistët) nga shteti dhe Partia Socialiste për qëllime elektorale;

(b) verifikimin e përdorimit të fondeve publike, për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërblimin e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019;

(c) verifikimin e ligjshmërisë së legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime elektorale;

(d) verifikimin e punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale.

Përbërja: 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë do t’i përkasin grupeve parlamentare të opozitës dhe tetë anëtarë grupit parlament të mazhorancës.

Afati: 3 muaj nga krijimi i Komisionit Hetimor.

Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare me të afërt.

Dokumenta bashkëngjitur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular