Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat dhe tensionet në Veri
Basha thotë se ai personalisht dhe PD do të mbështesin përpjekjet e SHBA dhe BE për një zgjidhje të përhershme për njohjen reciproke të Serbisë me Kosovën.
Marrëveshja e sotshme në Bruksel për liderin demokrat është hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.